Meta kërkon lirimin nga 313-ta! Edhe Kryemadhi apelon masën e sigurisë

spot_img
Advertisements

Ish-Presidenti Ilir Meta ka ankimuar masën e sigurisë arrest me burg. Kryetari i Partisë së Lirisë kërkon lirimin nga paraburgimi 313-të ku ndodhet prej disa ditësh nga momenti i arrestimit dy javë më parë në autostradën Tiranë-Durrës me dhunë.

Edhe ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka ankimuar vendimin e shkallës së parë për masën e sigurisë që e la në detyrim paraqitje. Deputetja po hetohet nga SPAK për tre vepra penale, ashtu sikur edhe Ilir Meta, bashkëshorti i saj në proces divorci.

Por ndryshe nga Meta, Kryemadhi është lënë në liri. Ditën e sotme, Kryemadhi njoftoi se ka depozituar ankimin në Apel për rrëzimin e masës së sigurisë. Të dy po hetohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie

spot_img

Latest articles

Related articles