Jupi: Marrja nën hetim nga SPAK e Benet Becit, dëshmi se askush nuk është i paprekshëm

Politikania Taulanda Jupi përmes një reagimi publik pas marrjes zyrtarisht të kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, për korruspion dhe shpërdorim detyre me fondet e Zhvillimit në qeverisjen Berisha e Rama është dëshmi e askush nuk është i paprekshëm nga SPAK.

Marrja zyrtarisht nën hetim nga SPAK e Kryetarit të Bashkisë Shkodër Benet Becit si dhe hetimet apo akuzat ndaj kujtdo që abuzon fondet publike dhe me besimin e qytetarëve është është një dëshmi e përpjekjeve të këtij institucioni se askush nuk është i paprekshëm.

Mbështetja ndaj SPAK dhe angazhimi për një drejtësi të pavarur dhe të paanshme është një shans historik për Shqipërinë. Ndërtimi i shtetit të së drejtës kërkon përkushtim të plotë dhe bashkëpunim të vazhdueshëm, duke shmangur çdo lloj ndikimi të jashtëm, për të përmbushur aspiratat e qytetarëve për një sistem që ndëshkon ata që shkelin ligjin, pavarësisht cilët janë dhe pozicionit që mbajnë.

Latest articles

Related articles