nga Taulanda Jupi
Edi Rama nuk ka një kontratë me qytetarët shqiptarë, por me krimin e organizuar dhe këtë e tregojnë faktet që asnjë propagandë socialiste nuk mund ta fshehë.
Kryeministri Edi Rama ka nisur fushatën elektorale në një shkelje flagrante të ligjit dhe të rregullave zgjedhore, duke kryer ture politike me qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, në mungesë të plotë të transparencës.
Në vend që të respektojë detyrimet e tij si kryeministër, Rama po përdor asetet publike dhe shtetërore për të interesat e tij politike, duke sfiduar hapur ligjin zgjedhor dhe duke injoruar rekomandimet e OSBE/ODIHR për ndarjen e shtetit nga fushata partiake.
Veprimet e tij nuk janë vetëm abuzime, por një përpjekje e qartë për të kapur dhe manipuluar zgjedhjet.
Përdorimi i pushtetit, i aseteve publike për përfitime personale dhe partiake është një kërcënim i drejtpërdrejtë për të ardhmen demokratike të Shqipërisë.



