Identiteti i tre shqiptarëve të arrestuar në flagrancë nga policia në Itali është zbuluar pasi u kapën duke shkarkuar nga një kontejner me banane në port, një ngarkesë më rreth 40 kilogram kokainë.
Mësohet se në pranga ka rënë 49-vjeçari Alfons Teqa, 30-vjeçari Athanas Xhuveli dhe 36-vjeçari Rushan Kanushi, ky i fundit rezident në zonën e komunën Sant’Elpidio a Mare, në provincën e Fermos, në Marche.
Sipas mediave italiane, tre shqiptarët kishin mbërritur në qytet me një makinë me qira, duke qëndruar natën në motel të zonës, por pasmesnatën mes 25 dhe 26 Tetorit ata shkuan me urgjencë drejt portit për të shkarkuar një ngarkesë me 40 kilogramë kokainë të pastër që sapo kishte ardhur me anije tregtare nga Ekuadori, e fshehur mes bananeve dhe brenda një kontejneri.
Tre shqiptarët tashmë të arrestuar, mund të përfitonin nga kjo punë për transportin rreth 40-50 mijë euro, por dështuan. Vlera e mallit nëse do shitej, sipas mediave fqinje, shkon në të paktën 3 milionë euro.



