Nga Anila Zyberaj
Analisti, Lavdrim Lita në një intervistë në Ora News u shpreh se Shkodra është e tronditur nga bandat kriminale dhe se kortezhi mortor i opozitës është një përpjekje për ti dhënë kurajo qytetit.
Lita: Ngjarja është tragjike sepse kemi tre viktima.
Një viktimë e pafajshme dhe bashkëshorti i viktimës që po lufton për jetën.
Shkodra është tronditur dhe është trembur nga këto banda kriminale që luftojnë në qytet për kontrollin e territorit dhe vrasin njëri tjetrin dhe të pafajshëm.
Nuk është rasti i parë dhe hera e parë që vriten të pafajshëm në qytetin e Shkodrës.
Përpjekja e policisë dhe e shtetit në përgjithësi për ta minimizuar si ngjarje dhe për të mos i dhënë atë jehonën që meritonte sepse kur kemi një vendngjarje me 300 metra, kemi dëshmitarë dhe gëzhoja që grumbullohen dhe viktima.
Dhe kemi një zonë të mbipopulluar nga kamerat e policisë dhe kamerat private dhe kamerat e bandave.
Pra është një ngjarje e mirëdokumentuar por kemi një minimizim të ngjarjes.
Ndërsa kortezhi mortor i vonuar i opozitës për ngjarjen e Shkodrës është një përpjekje për ti dhënë kurajo qytetit që opozita, PD është në krah të tyre.