Ish ministri Saimir Tahiri thirret në SPAK

spot_img
Advertisements

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të merret në pyetje sot nga prokurorët e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas gazetares Anila Hoxha, ish-ministri do të merret në pyetje për çështjen e 21 janarit, ditë kur në protestën e opozitës u vranë 4 persona. Tahiri është thirrur nga prokurori i SPAK, Alfred Shehu.

SPAK ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks Nikës, si dhe plagosjen e shtetasve Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa në protestën e 11 Janarit të vitit 2011, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Procedimi penal është regjistruar për veprat penale: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave; “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.

spot_img

Latest articles

Related articles