Arrestohet çifti izraelit, spiunonin për llogari të Iranit – ja detyra që kishin

Dy izraelitë janë vendosur në pranga pasi akuzohen për spiunazh në favor të Iranit. Çifti dyshohet se kishte mbledhur informacion rreth Mosadit.

Sipas Shin Bet-it dhe policisë izraelite kohët e fundit janë shënuar një numër rastesh të tilla të spiunazhit që dyshohen se punojnë për Teheranin.

Zyrtarët shpjegojnë se njëri prej tyre kishte për detyrë të gjente vrasës për llogari të Iranit.

Çifti i arrestuar Rafael dhe Lala Guliyev, të dy të moshës rreth 32 vjeç, kryen misione të mbledhjes së informacionit në vendet e sigurisë dhe infrastrukturës kombëtare, si dhe gjurmuan një akademik në një institut të sigurisë në Izrael. Rafael Guliyev i ishte kërkuar nga Irani që të gjente vrasës.

Dyshja kanë rrëfyer në polici se ishin rekrutuar si pjesë e një rrjeti iranian që rekruton izraelitë që janë pjesë e komunitetit të emigrantëve nga rajoni i Kaukazit. Çifti tha se ishin rekrutuar nga një izraelit me origjinë nga Azerbajxhani.

Sipas zyrtarëve të sigurisë, Rafael Guliyev kreu detyra mbikëqyrjeje në vendet e sigurisë në Izrael, duke përfshirë selinë e Mosad-it, dhe mblodhi informacion mbi një akademik që punonte në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare (INSS).

Ai u tha se ishte ndihmuar nga gruaja e tij në një sërë misionesh. Deklarata nuk tregon nëse çifti besohet të ketë qenë i motivuar për arsye financiare apo ideologjike.

Një zyrtar i Shin Bet tha se hetimi zbuloi “përpjekjet e agjencive të inteligjencës iraniane për të rekrutuar dhe shfrytëzuar shtetas izraelitë me qëllim promovimin e spiunazhit dhe aktivitetit terrorist në Izrael”.

Latest articles

Related articles