Nesër në orën 17:00 opozita do të zbresë sërish në terren për të zhvilluar aktin e dytë të mosbindjes civile që do të synojë bllokimin e nyjeve kryesore të qarkullimit në disa qytete.
Në kryeqytet protestuesit do të bllokojnë mbikalimin e Kthesës së Kamzës, në hyrje të Tiranës. Policia, së cilës i kërkuan dje, i vendosi në dijeni se bllokimi i rrugëve është vepër penale.
“30 minuta para nisjes, policia rrugore do të jetë e dislokuar në këto akse:
Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”
Rrethrrotullimi Milot
Rrethrrotullimi Shkozet
Rrethrrotullimi Bradashesh
Rrethrrotullimi Rrogozhinë
Rrethrrotullimi Levan
Redaksia ka zbuluar edhe drejtuesi e protestës.
Protestën e Tiranës e drejtojnë Flamur Noka, Albana Vokshi, Dhurata Çupi, Belind Kelliçi, Asllan Dogjani, Petrit Doda.
Protestën e Fierit, Bujar Leskaj, Luan Baci.
Protestën e Elbasanit, Tomorr Alizoti.
Në Milot, Luç Boçi, Flamur Hoxha



