Ditën e djeshme Policia e Korçës finalizoi një operacion ku zbuloi dhe sekuestoi një magazinë për tharjen dhe përgatitjen e hashashit në fshatin Voskop në Korçë.
Në magazinën e zbuluar policia sekustroi sasi shumë të madhe droge, si dhe arrestoi 6 persona, mes tyre disa gra.
Gratë të ciulat u arrestuan në flagrancë, ishin punëtore të cilat përpunonin hashashin brenda në magazinë.
Ndërsa sot është identifikuar shtetasi i cili kishte në pronësi magazinën me hashash.
Sadriano Duçi, është shpallur në kërkim nga autoritetet pasi rezulton se kishte marrë me qira magazinën dhe e kishte përshtatur në ambient për tharjen dhe përpunimin e lëndës narkotike



