Analisti Kulla zbulon si Izraeli do t’i kundërpërgjigjet Iranit

spot_img
Advertisements

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Ilir Kulla, për shpërthimin e bazës bërthamore në Iran, thotë se ishte për t’i përcjellë një mesazh Iranit se mund të bëhet dhe kështu.

Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, Kulla deklaroi se Izraeli nuk mund të godasë Iranin pa amerikanët, sepse e di që mund të kundërgoditet dhe për këtë ka nevojë për sistemet THAD të amerikanëve.

Izraeli është i detyruar që nëse do bëjë një sulm ta bëjë me aleatët e vetë.

Izraeli ka ecur në Gaza dhe Liban, por kur të kundërpërgjigjet Irani, vetëm sistemet mbrojtëse amerikane mund ta mbrojnë.

Izraeli do bëjë një kundërpërgjigje ndaj Iranit, por e kombinuar me amerikanët sepse në rast kundërsulmi, domosdo duhet të përdorë sistemet THAD që i ka vetëm Amerika.

Izraeli nuk ka bërë kurrë një luftë kaq të gjatë dhe kjo ka një impakt negativ ekonomik, por edhe nga pikëpamja e humbjes së jetëve.

Izraeli vërtetë ka pasur sukses ndaj arabëve, por kanë qenë një muaj apo dy, por luftë të gjatë nuk ka dhe për këtë arsye nuk mund të kundërpërgjigjet pa aleatët, amerikanët, NATO apo Britania e Madhe.

spot_img

Latest articles

Related articles