Drejtuesi i SPAK-ut, nëse ka të dhëna, duhet të shkojë të arrestojë tani në flagrancë Ministrin e Brendshëm dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Shikoni pak. Rruga e Durrësit, tek Zogu i Zi, e bllokuar. Unaza nga Harry Fultzi, e bllokuar. Këtu, nga rrugët dytësore, tek Koloseu, prapë e bllokuar.
Pasi bëra të gjitha xhirot e mundshme, pyes policin: “Të lutem, a mund të më thuash se si mund të shkoj tek Prokuroria e Tiranës?”
Dhe polici, që përgjigjet me një ftohtësi olimpike, thotë: “Nuk shkon dot.” – “Si nuk shkoj dot? Po çfarë të bëj? Ku ta lë makinën?” – “Bëj ç’të duash,” tha, “ka aktivitet.”
Këta maskarenj dhe palaco mendojnë se njerëzit mund të kenë të sëmurë apo nevoja emergjente? Kujt zyrtari i mban që të bllokojë të gjitha rrugët për në shtëpi? Ku?
Se kur protestojnë njerëzit dhe bllokojnë ndonjë rrugë, ndonjë, jo të gjitha, u fusni shkopinj gome në kokë dhe i arrestoni. Shko tani, po ka të dhëna, dhe vëri pranga këtyre në flagrancë. Hap rrugët njëherë, se krimi është duke u kryer ndërkohë. Ndryshe, merr atë rrogën qelibar dhe lëri rehat njerëzit, mos dil me shpaten e shpëtimtarit. Hap nga 100 fraksione për dosje. Të sillesha katër orë rrotull me makinë nëpër Tiranë dhe të mos shkoja dot në shtëpi. Maskarenj.
nga Klodian Tomorri



