Janë evidentuar nëpërmjet radarëve dhe poliskanëve, 1456 drejtues automjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi 40 deri në 100 km në orë mbi normën e lejuar.
Drejtuesit e automjeteve janë ndëshkuar me dyfishin e masës administrative maksimale dhe zbritje 3 deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.
Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 23,414 masa administrative, nga këto:
- 5678 për shpejtësi tej normave të lejuara, me sanksione plotësuese.
- 1123 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
- 1235 për mospërdorim të rripit të sigurimit;
- 2134 për parakalime të gabuara;
- 215 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
- 98 për manovra të rrezikshme në rrugë;
- 267 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;
- 2789 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Për javën në vijim, Policia Rrugore ka marrë një sërë masash shtesë në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor.



