Mbrëmjen e djeshme është kërcënuar me armë zjarri djali i Xhemal Bushatit, aktivist politik dhe ish kandidati PD për bashkinë e Shkodrës.
Sipas policisë disa persona që qarkullonin me motor dyshohet se i kanë drejtuar armën 32-vjeçarit Arlind Bushatit, i cili ndodhej afër një lokali në pedonalen e Shkodrës. Dyshohet se arma ka qenë automatike, por nuk ka pasur të shtëna. Personat që kanë kërcënuar 32-vjeçarin kanë qenë me skafandër.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar policia dhe grupi hetimor që po vijojnë punën për të zbardhur rrethanat.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.



