nga Flutura Açka
Mbyllet sot Parlamentit të Shqipërisë?!
Të hënën, më 14 tetor në Berlin mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, një nga ngjarjet më të rëndësishme të integrimit europian (edhe të Shqipërisë), proces që bën plot dhjetë vjet.
Sot Parlamenti duhet të diskutonte këtë çështje madhore dhe të rëndësishme për shqiptarët dhe pse korrupsioni i thellë dhe papërgjegjshmëria é klasës politike po na pengon.
Por natën për gjithë natën jemi njoftuar se nuk ka seancë. Me shkas vizita e presidentit Erdogan në Shqipëri për të inauguruar xhaminë e Namazgjasë!
Merreni me mend, sikur të mbyllej parlameti turk edhe sikur ta vizitonte presidenti ametikan.
Kjo mund të ndodhë vetëm nëse e konsideron Parlamentin Shqiptar garderobë tē xhamisë së Namazgjasë që është përbri!
Apo u trembët nga Gazi (lotndjellës)?!
Ky është një veprim fragrant antikushtetues!



