Izraeli sulmon bazën italiane në Liban, reagon ministri i Mbrojtjes: Krim lufte

Zjarri izraelit kundër tre pozicioneve të “Unifil” të OKB në rajon la 2 paqeruajtës indonezianë të plagosur, kurse kamerat në bazat italiane janë të shkatërruara.

Bastisje pati dje (9 Tetor) edhe në një shkollë në Gaza, me bilanc mbi 20 të vdekur.

“Unifil” reagoi dhe paralajmëroi Izraelin për përgjegjësitë.

Ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka thirrur me urgjencë ambasadorin izraelit në Itali, Jonathan Peled, për ngjarjet e ndodhura në bazat e ‘Unifil’ ku operon personeli italian.

Mediat publikuan edhe një lajm të ri nga zhvillimet e ditës:

“Sot Netanyahu do të marrë dritën jeshile nga qeveria e tij për të sulmuar Iranin”, shkruan “La Repubblica”.

Izraeli nga ana tjetër njoftoi sot (10 Tetor) se arrestoi edhe 5 persona të lidhur me ISIS-in, që dyshohet se po planifikonin një sulm në një qendër tregtare në Tel Aviv.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Izraelit që të adresojë urgjentisht “kushtet katastrofike” në mesin e civilëve palestinezë në Rripin e rrethuar të Gazës dhe të ndalojë “intensifikimin e vuajtjeve” duke kufizuar shpërndarjen e ndihmave.

Dhe Këshilli i Sigurimit e ka paralajmëruar Izraelin kundër ndalimit të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinez (UNRËA), në funksionimin e së cilës bazohet makina e ndihmës.

Gjatë natës, bombardimet izraelite në Liban dhe Gaza vranë të paktën 7 persona. Po kështu të paktën 20 të vrarë ishte rezultati i bombardimeve dje në një shkollë në Gaza.

Izraeli rrit përgatitjet për një përgjigje të rëndësishme ushtarake kundër Iranit. Veprimet mund të përfshijnë sulme ajrore dhe operacione të fshehta.

Latest articles

Related articles