Gazi lotsjellës mbi protestuesit, ambulanca niset në ndihmë të Klevis Balliut

spot_img
Advertisements

Ish-deputeti Klevis Balliu nuk është ndjerë mirë gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës.

Forcat e policisë kanë hedhur një sasi gazi lotsjellës në zonë, çka ka sjellë probleme me frymëmarrjen për shumë protestues, ndër ta edhe deputetët e PD-së.

Një ambulancë raportohet se është nisur në ndihmë të Balliut, ndërsa nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

Protestuesit janë shpërndarë për disa momente, e tashmë vijojnë të qëndrojnë të shpërndarë si te Bashkia, Ministria e Brendshme por edhe përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit deri te Kryeministria.

spot_img

Latest articles

Related articles