Përplasi për vdekje 40-vjeçarin dhe e la në rrugë, droni kap pas 24 orësh shoferin killer

spot_img
Advertisements

Drejtuesi i mjetit që pasditen e djeshme rreth orës 18:25 përplasi për vdekje 40-vjeçarin Florant Pllana në aksin rrugor Pogradec-Qafë Plloçë dhe u largua duke e lënë trupin e pajetë të tij në rrugë, është arrestuar pas 24 orësh nga policia.

Blutë e qytetit juglindor kanë zbardhur të plotë rrethanat dhe dinamikën e aksidentit tragjik në vendin e quajtur “Ura e Leshnicës”, duke vënë në pranga 38-vjeçarin Gentjan Capo, nga fshati Gështenjas.

Policia sqaron se hetime intensive dhe kontrolle në të gjithë zonën përgjatë aksit nacional Pogradec-Korçë, duke përdorur edhe dronët çuan në identifikimin e mjetit tip “Volkswagen” të përfshirë në aksident dhe zbulimin e drejtuesit

Latest articles

Related articles