Kur do flasim për pensionistët që vjedhin në tregjet e fruta-perimeve nga uria ?

spot_img
Advertisements

nga Shaban Sulçe

Për dy ditë me radhë, më ka rënë rasti të bëj ndonjë pazar tek dyqanet e fruta-perimeve pranë shkollës “Vasil Shanto”.

E në të dyja ditët, njëherë një burrë dhe ditën tjetër një grua, të dy pensionistë, i kam parë, të dëshpëruar e të turpëruar, që vidhnin! Po, po, vidhnin; njëri dy kokrra domate dhe tjetra, tri kokrra qepë!

Të pamundur dhe të frikësuar nga ankthi i tmerrshëm i mosngopjes së barkut, nga frika e urisë dhe nevoja për ushqim, ai gjysh dhe ajo gjyshe, që kanë punuar një jetë të tërë për shoqërinë dhe Shqipërinë, mjerisht i pashë të katandiseshin në një veprim aspak moral e të drejtë, por që justifikohet nga mbijetesa!

Kaq keq i kemi katandisur pensionistët tanë, ata që kanë punuar e kanë djersitur për Shqipërinë, saqë po i kthejmë në grabitës domatesh e qepësh, sepse pensionet e tyre nuk mjaftojnë për asgjë!

Rritini tamam ato dreq pensionesh, se mbi supe do të merrni mallkimet e atij brezi që ka dhënë kaq shumë për Shqipërinë, Shqipërinë që ju sot e gëzoni dhe e shfrytëzoni!

spot_img

Latest articles

Related articles