Edhe në spitale dhe në farmaci ka mungesë ilaçesh. Skandali i Onkologjikut mbulon fajtorët e vërtetë!

spot_img
Advertisements

Ish-presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma, referuar të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas së cilës qytetarët shqiptarë i paguajnë 60% të shpenzimeve shëndetësore nga xhepi, thotë se edhe në spitale dhe në farmaci ka mungesë ilaçesh.

Në një intervistë për “MCN Informacion”, Toma deklaroi se barnat mungojnë edhe në rrjetin e hapur, sistemin farmaceutik dhe se nëse ka mungesa në rrjetin e hapur që mirëfilltazi investohet nga një xhep i tërë privat, nuk mund të pretendohet që nuk ka mungesa atje ku investon buxheti i shtetit dhe këto mungesa do shihen edhe në spital.

Sipas saj, ka mungesa në spitale edhe prej faktit nëse ka pasur mundësi buxheti i shtetit të investojë për mungesën e barit në spitale.

Shteti kur investon kaq pak nga buxheti për barnat, në konceptet makro e kupton se sa e vogël është që nga përqindja e sigurimeve shëndetësore që ti paguan.

Aq më tepër po të fusësh edhe vlerën që pretendohet se abuzohet.

Mua nuk më intereson nëse ju iu intereson paracetamoli, mua më intereson aspirina, dhe nëse nuk ka aspirinë, për mua tregu nuk ka asgjë.

Nga ana tjetër nëse zhvishemi nga uni dhe bëjmë një analizë në makro, problemet e diagnozave janë të ndryshme, të tëra mbeten patologji, por pesha e këtyre diagnozave nuk është e njëjtë për të tërë.

Nëse mungojnë citostatikët, barnat që përdoren në onkologji, a është peshë që e mban dot kurrizi i qytetarit shqiptar.

Edhe në vendet e zhvilluara në botë, pesha e këtyre barnave nuk mbahet dot nga një individ.

Kështu që tipologjia e qytetarit shqiptar nuk e përballon dot. Shteti është çatia që të bën të sigurt si qytetar.

Xhepi i zi i kontrabandës futet kur nuk gjen dot format e ligjshme, por pacienti mos prezencën e ka në xhep dhe provon këtë alternativë.

Medikamentin e merr me lekë në abuzim por dhe me pikëpyetje të madhe për cilësinë.

Skandali i Onkologjikut nuk tregoi fytyrën e vërtetë, fytyra e vërtetë nuk është ajo që duket.

Ajo që pamë shkon në favor të mbulimit të fytyrës së fajtorëve të vërtetë, ne pamë që u denoncuan mjekë që shkelin betimin kur veshin bluzën e bardhë.

Unë i dënoj kolegët e mi nëse nuk i kanë shërbyer pacientit me aq sa munden.

Latest articles

Related articles