Dy punonjës të një agjencie turistike janë arrestuar pasi akuzohen se përfituan 15 mijë euro duke mashtruar klientët.
Në pranga kanë rënë dy të rinjtë, 22-vjeçari me iniciale K. K., dhe 24-vjeçari me iniciale R. H., të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Shqiptarët harxhuan 117 mln euro për bileta avioni në vitin 2023. Prirja për të udhëtuar rritet 55 përqind
Dyshohet se ata kanë mashtruar klientë të agjencisë së udhëtimit ku ishin të punësuar.
Dy puonjësit u kanë marrë atyre paratë për rezervimin e biletave për vajtje-ardhje dhe për akomodim në hotel, por kanë blerë vetëm biletën për vajtje në destinacion.