“Çmendet” Llatja i Elbasanit, bllokon llogaritë bankare të qytetarëve për mos pagim taksash

I nderuar Klient, ju njoftojmë se llogaria juaj pranë bankës është bllokuar nga Bashkia Elbasan. Për informacion të mëtejshëm mund të paraqiteti pranë çdo dege të bankës. Me respekt Banka...”

Me një akt të paprecedentë kryetari i Bashkisë Elbasan Gledia Llatja duket se ka bllokuar llogaritë e qytetarëve, familjarë, që nuk kanë paguar taksat e prapambetura të bashkisë.

Në redaksi kanë ardhur dhjetëra sinjalizime për selektivitet dhe abuzim me detyrën të kryebashkiakut Llatja, alias “Gladiatori”, i cili godet familjarë dhe kryefamiljarët pa njoftuar e pa paralajmëruar direkt me bllokim të llogarive bankare.

Punonjësit e bashkisë Elbasan kanë shkuar në bankë me lista, dhe kanë njoftuar qytetarët që iu është bllokuar llogaria nga bashkia për mospagim taksash ndonëse kjo vlen edhe për bizneset që nuk janë prekur nga ky vendim selektiv dhe abuzues me detyrën.

Me këtë sjellje Kryebashkiaku Llatja po saboton edhe punën e drejtuesit politik të qarkut Elbasan, Arbjan Maznikut që do ti duhet të merret dhe me këtë problem që dëmton qytetarët e zakonshëm, kryefamiljarë.

Latest articles

Related articles