Si quhet sistemi politik që ka ndërtuar Edi Rama?

nga Sebastian Zonja

Kur takon nëpër vende të ndryshme të Evropës njerëz të ndryshëm, e thonë me aq bindje dhe natyrshëm mendimin e tyre sa mendon se janë naivë pse s’kanë zgjedhur të mbështesin bindjen tënde.
Ndërkohë, për dekada të tëra, në Evropë, leximi që i bënte natyrës njerëzore secili e çonte drejt përzgjedhjes së subjektit politik që mendonte se kishte më shumë të drejtë dhe që do të mbështeste – liberalët, konservatorët, socialistët, libertarianët apo socialdemokratët.
Në thelb, ngjan se dallimi kaq i thjeshtë është, sepse një i majtë mendon se me ndyshimin e strukturës sociale ndryshojnë edhe strukturat ekonomike. Prandaj akuzohen shpesh për inxhinjerim social. Për shembull, e thjeshtuar fare – nëse të gjithë shkojnë në shkollë, atëherë do ketë më shumë krah të kualifikuar pune, çka do të thotë se do të ketë më shumë mirëqenie.
Konservatorët ndërkaq thonë, në shumicë, se ndryshimi i strukturës ekonomike sjell ndryshime të strukturës sociale. Për shembull, nëse një i varfër hap një biznes dhe fillon e fiton, ai ka mundësi ta çojë vajzën dhe djalin të studiojnë në fakultetet më të mira për të çuar përpara biznesin dhe të kenë një të ardhme të mirë dhe të sigurtë për brezat në vijim.
Të dy kanë të drejtë. Varet nga ti se nga cila bindje do anosh më shumë!
Ndërkohë, teksa kjo mënyrë të menduari dhe argumentuari ka funksionuar prej dekadash nëpër vende të ndryshme të Evropës, në Shqipëri kanë shkuar paksa skiç gjërat. Këtu, më së pari zgjedh Partinë, më pas të mëson ajo si ta lexosh natyrën njerëzore. Madje, pasi të mëson ta lexosh natyrën dhe realitetin si do Partia, të mëson ta lexosh edhe veten siç do Partia. Se në cilën gjendje jemi, këtë e tregon më së mirë fakti që s’ka asnjë socialist, asnjë, asnjë, të ketë shqetësim për situatën aktuale të arsimit, të të rinjve apo të problemeve të rënda ekonomike me të cilat përballemi.

Latest articles

Related articles