Abuzuan me fondet e rindërtimit, arrestohen 5 punonjës të Bashkisë Rrogozhinë

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për pesë punonjësit e Bashkisë së Rrogozhinës. Ata akuzohen se kanë abuzuar me fondet e rindërtimit, duke i shkaktuar rreth 353 milion lekë dëm buxhetit të shtetit.

Gjykata la në burg M.M. (ish-punonjës i Bashkisë Rrogozhinë), Xh.U. (aktualisht përgjegjëse e zyrës së Rinisë dhe Sportit Bashkia Rrogozhinë), B.B. (punonjës në Bashkinë Rrogozhinë), E.L. (ish-punonjës Bashkia Rrogozhinë), E.R. (aktualisht specialiste në zyrën e burimeve njerëzore, Bashkia Rrogozhinë).

Nga hetimi rezulton se banesat për të cilat është dhënë dëmshpërblimi për shkak të dëmtimeve nga tërmeti nuk kanë qenë për strehim por në dosjet e tyre janë shënuar objekte të tjera, përfshi dhe kasolle të derrave e lopëve.

Latest articles

Related articles