Me 865 vite burg dhe 62 dënime me burg përjetë është dënuar ndërtuesi turk Hasan Alpargün, ndërtuesi i kompleksit të ndërtimit Alpargun në Adana, që u shemb nga tërmeti i gjashtë shkurtit të vitit të shkuar duke shkatuar vdekjen e 96 personave. Pallati me 14 kate ndërtuar nga komapnia e tij në qytetin jugor u shkatërrua nga tërmeti me magnitudë prej 7.8 ballë të shkallës Rihter, i cili në total iu mori jetën më shumë se 53500 personave në Turqi dhe 6 mijë të tjerëve në Siri. Vetëm një nga banorët e kompleksit Alpargun i mbijetoi ngjarjes.
E ndërtuar në vitin 1975, shembja e ndërteses iu dha shtysë dyshimeve për cilësinë e materialeve dhe mënyrën e ndërtimit të saj. Adana e cila ndodhej rreth 200 kilometra larg epiqendrës së tërmetit nuk pati pasoja të tilla vdekjeprurëse nga lëkundjet e fuqishme sizmike.
Sipas agjencisë turke të lajemve Anadolu, Alpargun, u shpall të premten fajtor për shkaktimin e vdekjeve të më shumë se një personi. Ditën që ndodhi tërmeti, ai u arratis drejt Qipros së veriut, por u dorëzua pranë policisë së Nikozias një javë më pas.
Gjatë gjyqit të tij, ekspertët vunë në dukje mangësitë e rënda në ndërtimin e kolonave mbështetëse të ndërtesës, si dhe në cilësinë e çimetos së përdorur. Ndërtuesi e mbrojti veten duke thënë se ndërtimi ishte miratuar nga autoritetet. Pas shmbjes së godinave nga tërmeti i vitit të shkaur, u arrestuan më shumë se 260 persona, disa prej të cilëve u përpoqën të arratiseshin nga Turqia.