Ervin Salianji nuk do të jetë Martir – REDAKSIONALE

Deputeti Ervin Salianji shkoi në burg për kallëzim të rremë për shkak se gjyqtaret Elona Toro, Iliba Bëzati dhe Gent Shala nuk kishin lexuar vendimin e Gjykatës së Lartë, në çështjen me nr 70003-00305-00-2024, të datës 9 korrik 2024, ku tek Rrethanat e çështjes pika 56, 58 dhe 59 thuhet se denoncimi publik nuk është kallzim i rremë.

Përtej anës juridike, ana politike ka më shumë rëndësi pas burgosjes së deputetit Salianji.

E para me trupën gjykuese ku dy gjyqtarët janë të njëjtat e gjyqit të Vulës me 11 qershor, dhe nëse kishin marrë urdhër ahere e kanë marrë edhe dje, ose nuk e kanë marrë dje dhe as me 11 qershor. O njërën o tjetrën.

E dyta, në PD ka vend vetëm për një martir të gjallë të demokracisë dhe lirisë së shprehjes. Dhe ky martir nuk është Ervin Salianji. Është Sali Berisha. Ta harrojë Salianji që do të bëjë politikë nga qelia sepse politikën dhe kohën televizive e ka z. Sali Berisha për procesin e tij dhe për bunkerin e tij politik kundër SPAK. Ta harrojë Salianji që në PD do të ndjehet mungesa e tij, as në Elbasan. Me dhjetëra zyrtarë të lartë të PD e kishin halë në sy para dhe pas 8 janarit 2022 kur e panë me dajak në dorë kundër argatëve të Sali Berishës.

E treta në PD ka hapësirën vetëm për hallin e Sali Berishës dhe njerëzve të tij, pasi Salianji nuk ishte i askujt dhe ndoshta as i vetes së tij.

Ai nuk dëgjoi këshillat e babaxhanëve dashamirës që ta sqaronte me kanun me Fatmir Xhafajn dhe jo me kleçka juridike. Të shpagonte burgun e vëllait të Fatmir Xhafës. Ai nuk dëgjoi.

,

Latest articles

Related articles