Ushtria amerikane tha se, në koordinim me forcat irakiane të sigurisë, kishte kryer një sulm në Irakun perëndimor që vrau katër udhëheqës të grupit të Shtetit Islamik, duke përfshirë shefin e operacioneve të vendit.”Ky operacion kishte në shënjestër liderët e Shtetit Islamik dhe ndërpreu dhe zvogëloi aftësinë e tij për të organizuar dhe kryer operacione,” tha Komanda e Ushtrisë Amerikane në Lindjen e Mesme.
Shtohet se në aksionin që u krye në fund të gushtit janë vrarë gjithsej 14 pjesëtarë të Shtetit Islamik.


