Endri Shabani #
Prindërit e mi, 34 vite më parë, ia besuan ëndrrat e tyre Sali Berishës, i cili iu premtoi një Shqipëri si gjithë Evropa.
Më pas, brezi im u rrit në një shtet të drejtuar nga Ilir Meta, Sali Berisha dhe Edi Rama.
Unë nuk arrij ta besoj se pas 34 vitesh, shqiptarët do ia dorëzojnë fatin e fëmijëve të tyre sërish Edi Ramës, Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Unë nuk kam ndërmend t’i tregoj fëmijës sim, se ata që vodhën pasurinë e gjyshit dhe prindërve të tij, do të vazhdojnë të vendosin edhe për të.
Unë nuk mund të pranoj që për 34 vite, Shqipëria nuk mund të nxjerrë dot disa burra dhe gra më të mira se këta të tre.
Prandaj në vitin 2025 shqiptarët e kanë zgjedhjen shumë të qartë: në njërën anë do kenë sërish Ramën, Berishën dhe Metën dhe në anën tjetër do kenë të rinjtë. Zgjedhja është juaja!


