Lapaj: Po bëjnë spastrim etnik, Qeveria po largon njerëzit nga Shqipëria

spot_img
Advertisements

Dy partitë kryesore kanë ndezur motorët për zgjedhjet e përgjithshme të 2025. Ndërkohë me interes përveç tyre pritet të shihet edhe performanca e partive të reja.

Në ‘Studio Live’, në Report Tv Adriatik Lapaj nga ‘Shqipëria Bëhet’ dhe juristi Rezart Kthupi sqaruan për Arbër Hitajn problemet që ka demokracia jonë.

Ç’punë kam unë me ata?! Pushteti ka nxjerrë bandën e radhës që mban peng vendin. Grupi i pengmarrësve të opozitës dhe vendit, përmes listave të mbyllura kërkojnë të mbajnë karrigen e kuvendit. Shqipëria në fazën ku ndodhet ka nevojë të jashtëzakonshme të ndryshojë realitetin e saj politik. Në vitin 1991 numri i lindjes ka qenë 185 mijë në vit. Sot ka rënë në 23 mijë. Numri i vdekjeve më i madhe se i lindjeve. Martesat 38 mijë, sot ka rënën nën 18 mijë. Mosha mesatare në 1991, ka qenë 26 vjeç, sot ka kaluar mi 41 vjeç mosha mesatare duke qenë më e vjetra në Europë. Këto fakte e bëjnë të domosdoshme kthesën e madhe. Kjo që ka ndodhur është gjenocid. Është spastrim etnik.

Çfarë jemi ne, një nga vendet me shkretëtirat më të mëdha në botë?! Nuk kemi as shkretëtirë, as mungesë uji, nuk kemi as ndonjë konflikt por jemi vend me etni 98% mazhorancë shqiptare dhe nga një vend i tillë në mes të dheut me 2 dete me 9500 km det. Me 1100 kub ujë në sekondë që mban 200 milion banorë, me një pozicion gjeografik që kemi 300 ditë me diell, sot jemi 1 nga 6 vendet me numrin më të lartë të emigrantëve nëpër botë. Reforma në drejtësi nuk do funksionojë nëse nuk reformohet politika. E nisëm rrugëtimin më 2023 duke vendosur si prioritet 4 pika: 1 depolitizimin e administratës zgjedhore. Nuk ecim topi imi penalltinë e gjuaj vetë. Arbitri duhet i pavarur. Profesionet e lira, në bazë të një shorti random të caktohen në QV. 2. Ligji për referendumet. Në shumë raste ligjet krijojnë padrejtësi. 3. Hapja e sistemit zgjedhor. Gara. Të mos përcaktohet nga kryetari i partisë kush shkon në parlament dhe kush jo. 4. Vota e diasporës. Do ta arrijmë.

Latest articles

Related articles