Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar këtë të mërkurë një takim informal në Kryeministri.
Mësohet se në mbledhje me Ramën janë krerët e Kuvendit dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare, që drejtohen nga socialistët.
Ky takim vjen në nisje të sesionit të ri parlamentar dhe në sajë të angazhimit të mazhorancës për fushatën e zgjedhjeve të 2025-ës.
Kujtojmë se Rama ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me Kryesinë e re dhe me ministrat, të cilëve u ka lënë porosi të zbresin në terren dhe të zhvillojnë takime me qytetarët.
Gjithashtu, kreu i qeverisë do të zhvillojë një tjetër takim informal në Elbasan me grupit parlamentar socialist.
Edhe kjo mbledhje ka si qëllim përgatitjet për zgjedhjet parlamentare, për të cilat Rama shpreh bindjen se do t’i fitojë PS-ja.
Në Asamblenë e PS-së, kryeministri deklaroi se opozita nuk do të marrë më shumë mandate se në vitin 1997, kohë kur kampi blu mori siguroi vetëm 25 vende deputetësh në Parlament.


