Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant deklaroi sot se ”aftësitë ushtarake të Hamasit janë dëmtuar rëndë, pas më shumë se 11 muajsh lufte” dhe se ”organizata nuk ekziston më si një formacion ushtarak në Gaza”.
”Hamasi si formacion ushtarak nuk ekziston më. Hamasi është i përfshirë në një luftë guerrile dhe ne ende po luftojmë terroristët e Hamasit dhe po ndjekim udhëheqjen e tij”, u tha ministri gazetarëve të huaj.
Numri i të vdekurve nga një bombardim izraelit në një kamp brenda zonës humanitare Al-Mawasi në Khan Yunis, në Rripin jugor të Gazës, ka arritur në paktën 40.
Banorët dhe punonjësit e shëndetësisë thanë se të paktën katër raketa goditën zonën, duke i vënë flakën disa tendave.
“Ekipet tona janë ende duke lëvizur viktimat dhe të plagosurit nga zona e synuar. Kjo duket të jetë një masakër e re izraelite”, tha një zyrtar i emergjencës civile në Gaza.
Ndërkohë, IDF tha se “goditi terroristët kryesorë të Hamasit që vepronin brenda një qendre komandimi dhe kontrolli të ngulitur në zonën humanitare Khan Yunis”.
”Para sulmit, u morën masa të shumta për të zbutur rrezikun e dëmtimit të civilëve”, theksoi IDF-ja.