SPAK vë nën ‘arrest shtëpie’ kryetari socialist i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi dhe zëvendësi i tij!

spot_img
Advertisements


Rexh Byberi, kryetari i Bashkisë së Tropojës është vënë nën masën “arrest shtëpie” nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) me tre akuza të ngritura nga SPAK.

Kryebashkiaku i Partisë Socialiste akuzohet për “Shpërdorimi i detyrës”, “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Shkatërrimi i pronës”, lidhur me disa investime që Bashkia e Tropojës ka kryer, dyshohet në shkelje të ligjit.

E njëjta masë, “arrest në shtëpi” është dhënë edhe për nënkryetarin e Bashkisë, Abedin Kërrnaja.

Byberi dhe Kërrnaja akuzohen se kanë miratuar ndërtimin e një aksi rrugor pa leje, por edhe pa u konsultuar me autoritetet e tjera si Agjencia e Mjedisit, duke shkaktuar një dëm në natyrë por edhe ekonomik prej rreth 277 milionë lekësh

Latest articles

Related articles