“200 mijë euro e ke Benz-in jashtë”: Endri Shabani zbulon live makinën e Gaz Bardhit

spot_img
Advertisements


Një debat i ashpër është zhvilluar mes kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe kreut të Nismës Thurje Endri Shabani, ku nuk kanë munguar tonet e larta, apo edhe ofendimet ndaj njëri-tjetrit.

Debati mes tyre është rindezur pasi Shabani i tha Bardhit se ai për interesa ka lëvizur nga njëra palë në tjetrën. Po kreu i Nismës Thurje nuk u ndal me kaq, ai iu drejtua Bardhit për makinën me të cilën sot kishte shkuar në studion e “Open”, ku sipas tij kushton 200 mijë euro.

Bardhi e ka mohuar diçka të tillë, madje është shprehur se nëse mjeti i tij tip “Benz” kushton aq, do të ja falte atij.

Pjesë nga debati:

Shabani: Ti qarkullon nga partia në parti, ke shkuar me babin e Zenit tani. Op tani te prehri i Berishës

Bardhi: Unë kam qëllim largimin e Edi Ramës.

Shabani: 200 mijë euro e kishte atë Benzin.

Bardhi: Ashtu?! (Qesh)

Shabani: Pse qesh kot?

Bardhi: Po njerëzit më shohin me çfarë makine lëviz unë.

Shabani: Do t’i bëj fotografi, e ke aty jashtë me gjithë shofer.

Bardhi: Nëse është 200 mijë do ta fal.

Shabani: Jo mua, jepja pensionistëve.

Bardhi: Jo 200, po 20 mijë nëse është ta fal. Ta jap ty dhe ti fale.

Shabani: Shpjegoje sa është

Bardhi: Po nuk të jap llogari ty. Kur të shpjegosh makinën që ke blerë me paratë e buxhetit të shtetit…

Shabani: Prapë shpifje, prapë shpifje

Latest articles

Related articles