Lulzim Basha i thotë 2 fjalë Edi Ramës: Hipokrit…

Pas fjalimit të kreut të PS Edi Rama që e quajti ‘Luli i shkretë’ dhe caktimit të drejtuesve politikë, ka reaguar deputeti i PD Lulzim Basha, i cili ka ngritur disa kundërthënie:

Si përherë, shumë e për lumë.

Hipokrizia për të sharë partnerin me të cilin mbylli listat dhe liroi të korruptuarit e tij përmes amnistisë, është teatri i shëmtuar që riciklon veten vit pas viti. Qëllimi është t’i trajtojnë qytetarët si spektatorë, pa fuqi vendimmarrëse, pa liri politike, pa zë në zhvillimin e vendit.

Qesharake rrahja e gjoksit të kryeministrit që drejton qeverinë më të korruptuar në Europë, teksa thotë se ai do të kandidojë në pjesën e hapur të listave. Ç’nevojë ka ta trajtojë si trimëri kandidimin te pjesa e hapur e listave, kur kishte mundësinë që t’i hapnin ato për të gjithë? Kjo është vetëm tallja e radhës me qytetarët, të cilëve i’u mohua e drejta e zgjedhjes nga dyshja që në pazarin e vulës ndanë copa pushteti, Rama qeverinë e korruptuar, Berisha opozitën fasadë. Prandaj në zgjedhjet e ardhshme oferta e tyre është shumë e qartë: Voto Ramën merr Berishën, voto Berishën mbaj Ramën.

Demokratët Euroatlantikë qëndrojnë të vendosur kundër këtij pazari që cakton mandatet në tavolinë dhe Shqipërinë e ndan si plaçkë për dyshen e vjetër dhe klientelën e tyre.

Shqipëria meriton më shumë!

pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Rama: Besoj e patë ekipin që ata nxorën para pak ditësh, dhe besoj si unë iu iku dëshira për betejë. Fund e krye humbësa kronikë, të njëjtët që e nxorën fitues shumë e shumë herë Lulin e shkretë, dhe tani do e vulosin fitoren nga penxherja. Dhe pastaj thonë që nuk fitohen zgjedhjet me diktaturën e Edi Ramës.

Latest articles

Related articles