TIRANË- Kupola e Partisë Socialiste ka gjithnjë e më pak figura me peshë politike, edhe për shkak se me kalimin e viteve një pjesë e mirë e figurave të kësaj force, i ka konsumuar pushteti. Kështu nga Kryesia e Partisë Socialiste janë larguar 6 anëtarë, 3 prej të cilëve kanë llogari të hapura me drejtësinë.
Kështu, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka, Blerina Gjylameti, Ditmir Bushati, Ilir Beqja dhe Armando Subashi nuk do të jenë më anëtarë të Kryesisë së PS. Për asnjë prej emrave në fakt nuk mund të quhet një surprizë, për shkak se nuk janë në listën e të preferuarve dhe besnikëve të Ramës.
Nga ana tjetër 3 prej tyre, Ilir Beqaj i arrestuar, si dhe Xhaçka dhe Subashi kanë llogari të hapura me drejtësinë.