Federata e Futbollit të Kosovës dhe trajneri Franco Foda kanë përjashtuar tre futbollistë nga grumbullimi.
Bëhet fjalë për Arijanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija.
Sipas raportimeve nga Kosova, arsyeja e përjashtimit të Edon Zhegrovës, Arjanet Muric dhe Florent Muslijës, është dalja e lojtarëve në fjalë, në lokale nate. Thyerje e rregullores nga futbollistët gjatë grumbullimit, ndërsa kjo nuk ndodh për herë të parë.
Për masat e e tjera ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.