Atentat mafioz në Shkodër, 2 plumba në ‘ Range Roverin’ e boksierit

Të tjera hollësi kanë dalë lidhur me të shtënat në Shkodër mesditën e sotme.

Makina Range Rover ndaj së cilës u qëllua me dy plumba është në pronësi të boksierit profesionist të Vllaznisë, Sokol Kajoshi.

Pas të shtënave, i biri Arjoni që ishte në timon është larguar me vrap. Ai që ka qëlluar quhet Alban Bruçi.

Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me një sherr të ndodhur në qershor të këtij viti, ku 62-vjeçari Vladimir Bruçi është rrahur në Shkodër, ngjarje për të cilën janë shpallur në kërkim pesë persona, mes të cilëve djali tjetër i Sokol Kajoshit, Arlindi.

Latest articles

Related articles