Është arrestuar sot (6 shtator) në zonën e Niklës, Marklen Haka, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Haka është arrestuar pas një operacioni blic nga policia, teksa akuzohet për një tentativë vrasje ndaj Durim Bamit.
Kujtojmë që Marklen Haka është pjesë e ‘Bandës së Niklës’, ku në shtator të 2019 i shpëtoi një atentati, ku mbeti e vdekur halla e tij.
Më tej ai u përball edhe me një atentat tjetër në 2022 ku mbeti i plagosur.


