Merr flakë fabrika e plastikës në Elbasan, disa të lënduar në spital



Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fabrikën e plastikës pranë ish Kombinatit Metalurgjik në Bradashesh të Elbasanit.

Zjarri ka shkaktuar shtëllunga të dendura tymi të zi në zonë që dalin nga djegia e fabrikës së plastikës.

Raportohet se nga zjarri ka pasur të lënduar dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Elbasanit. Nuk ka ende një numër të saktë të të lënduarve dhe as nuk dihet gjendja e tyre.

Zjarri ka rënë gjatë kohës që fabrika ka qenë në punë, ku punonjësit kanë mundur të dalin, po ka pasur punonjës me probleme asfiksimi prej tymit.

Në vendin e ngjarjes aktualisht kanë vajtur mjetet zjarrfikëse, të cilët po punojnë për izolimin dhe venien nën kontroll të flakëve.

Mbetet e ende e paqartë se si ka nisur zjarri, nëse ka qene defekt teknik, pakujdesi apo zjarrëvenie e qëllimshme. Do jenë hetimet që do të nxjerrin shkakun pas shuarjes së flakëve.

Latest articles

Related articles