Lita: PD duhet ishte aleate me SPAK, jo ta sulmojë! Kanë hallet e një personi

Sa i përket sulmeve të opozitës në drejtim të SPAK, gazetari Lavdrim Lita në report Tv u shpreh se SPAK po sulmohet nga opozita në një kohë kur kjo e fundit duhet që të ishte aleat me SPSK për të luftuar korrupsionin në vend.

“SPAK heton zyrtar të nivelit të lartë që bëjnë akte korruptive dhe janë të lidhur me krimin e organizuar, por në vendin tonë akuzat më të mëdha ndaj SPAK janë bërë nga opozita dhe kreu i saj, të cilët duhet ta kishin aleat SPAK për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Nuk është interesi i opozitës që të sulmojë SPAK, por hallet e opozitës e bëjnë atë që të sulmojë SPAK që për mua është e padrejtë”, tha ai.

Opozita duket se do të shkojë në zgjedhjet e ardhshme e fragmentizuar, dhe kjo për analistin ja ulë shancet për të fituar.

“Përçarja e saj në disa pjesë dhe lufta amorale që kanë bërë ndaj njëri- tjetrit kanë demotivuar shumë njerëz që të shkojë në zgjedhje. Dhe një nga problemet më të mëdha që ka opozita është si të çojë njerëzit të votojnë dhe kjo duhet të vijë nga një frymë e re ndryshimi dhe këtë nuk mund ta bësh me Sali Berishën që është duke u hetuar nga SPAK dhe i shpallur non grata nga Amerika dhe nga Britania, pra është e pamundur që ata të fitojnë zgjedhjet”, tha ai.

Latest articles

Related articles