Zbardhet agjenda e mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, që pritet të mbahet të dielën e 8 shtatorit.
Rama do të mbledhë anëtarët e rinj të dalë nga Kongresi i korrikut, teksa prite të ketë dhe zhvillime. Elementi kryesor do të jetë caktimi i drejtuesve politikë në qarqe, ku pritet të ketë ndryshime të thellë. Po ashtu nga kjo Asamble do të dalë dhe Kryesia e re e PS dhe do të caktohen krerët e sekretariateve. Pra do të ketë ndryshime thuajse në gjithë kupolën e PS.
Sipas axhendës që u ka shkuar në email deputetëve, një fjalë do të mbajë kryeministri Rama, i cili fokusin me gjasë do ta ketë te zgjedhjet e 2025. Rama ka si synim 84 mandate dhe po ashtu pritet të kërcënojë deputetët me përjashtim nga lista e kandidatëve nëse nuk punojnë si duhet.
Njoftimi i PS:
Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftoj se më datën 08.09.2024, ora 11.00, në sallën e Hotel FAFA Durrës, zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS me rend dite:
Hapja e mbledhjes dhe miratimi i Rendit të ditës.
Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
Zgjedhja e organeve drejtuese të PS.
4.Të ndryshme.
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I PS
Blendi KLOSI


