Këtë të premte PD do të mbledhë Këshillin Kombëtar për të vendosur rrugën ku do të ecë opozita për zgjedhjet politike të vitit 2025.
Kryetari i Këshillit Edi Paloka u ka nisur mbrëmë një mesazh të gjithë anëtarëve të këtij forumi në të cilin thuhet:
“Të nderuar antarë të Këshillit Kombëtar!
Ditën e premte datë 6 Shtator , ora 18.00 do zhvillojmë mbledhjen e Këshillit Kombëtar me rend dite:
1-Diskutime rreth strategjisë së aksionit opozitar të vjeshtës.
2-Çështje të brendshme organizative.
3-Te tjera”
Një prej rrugëve që PD po shqyrton është organizimi i protestave të gjata për krijimin e një qeverie teknike


