Dy persona janë plagosur me armë zjarri në “Don Bosko” në Tiranë. Autori i dyshuar i krimit ka qenë me kapele kur ka qëlluar dhe më pas është larguar me motor.
Redaksia mësoi se të plagosurit janë Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç.
Menjëherë pas ngjarjes, të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Traumës. Sipas mjekëve të plagosurit janë qëlluar në këmbë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.


