Lapaj: Do t’i çajmë bandat! Nuk do t’u ndahemi derisa t’i mundim

spot_img
Advertisements

nga Adriatik Lapaj

Ata munden dhe do t’i mundim. Nuk do t’u ndahemi derisa t’i mundim.

Mos i dëgjoni tellallët e tyre nëpër studio. Ata jetojnë në luks me paratë e vjedhura të këtij vendi. Ata vishen me lekët e munguara të pensioneve tuaja. Ata jetojnë në vila me lekët e vjedhura të rrugëve të Shqipërisë. Ata hedhin parfume të shtrenjta me lekët e ilaçeve të munguara në spitale.

Mos i dëgjoni! Ata paguhen t’ju demoralizojnë!

Do t’i mundim! Kini besim te fuqia e njerëzve të mirë! Kini besim se janë shumicë ata që vuajnë dhe duan ndryshim! Një ditë do t’i shembim! Një ditë do t’i çojmë para drejtësisë! Mos lejoni frikën t’ju mbajë peng të tyre!

Nuk e dua mbështetjen tuaj se jam i ri. JOOOOO!
E dua t’i luftojmë! E dua që t’i mundim për çdo vuajte të secilit!

Do t’i çajmë bandat!

Latest articles

Related articles