Gruaja rreh bashkëshortin dhe i ngre kurth, e nxjerr në pritë ku e dhunuan barbarisht dy burra

spot_img
Advertisements


Një 33-vjeçare ka rënë në prangat e bluve të Tiranës pasi e ka nxjerrë në pritë bashkëshortin e saj. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se kjo shtetase ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortit të saj 35-vjeçar, banues në Institut.

Gjithashtu, 33-vjeçarja mësohet se më datën 31 gusht kishte lënë takim me partnerin e saj në afërsi të Urës së Institutit, aty ku dhe 35-vjeçari nuk u përball me bashkëshorten e tij, por me dy persona ende të paidentifikuar.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se këta të fundit dhunuan të riun i cili si pasojë e plagëve të marra ndodhet në spital ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasen E. S., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj, 35 vjeç, banues në Institut.

Më datë 31.08.2024, 33-vjeçarja ka lënë një takim me bashkëshortin e saj në afërsi të Urës së Institutit, dhe në vendtakimin e caktuar, kanë shkuar dy persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj 35-vjeçarit, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ndodhet në spital, në spital në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Latest articles

Related articles