Pash statujën që prezantoi Elisa në Itali, dhe për pak mendova se iu kishte dërguar aty kryetarin e partisë, me rastin e takimeve të diasporës. Por doli që paska qënë skulpturë për Gjergj Kastriot Skëndërbeun.
𝐌𝐢𝐫𝐞̈𝐩𝐨, 𝐚𝐧𝐚𝐥𝐢𝐳𝐨𝐯𝐚 𝐭𝐢𝐩𝐚𝐫𝐞𝐭 𝐞 𝐬𝐭𝐚𝐭𝐮𝐣ës 𝐦𝐞 𝐀𝐈, 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞𝐥 𝐬𝐞 𝐚𝐣𝐨 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐚𝐤𝐭 𝐢 𝐧𝐠𝐣𝐚𝐧 𝟔𝟔% 𝐄𝐝𝐢 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬, 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐮𝐤 𝐢 𝐧𝐠𝐣𝐚𝐧 𝐚𝐬𝐩𝐚𝐤 𝐩𝐢𝐤𝐭𝐮𝐫𝐞̈𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐭𝐞𝐯𝐞 𝟏𝟓𝟎𝟎 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐤𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐛𝐞𝐮𝐭, 𝐞 𝐜𝐢𝐥𝐚 𝐧𝐝𝐨𝐝𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐠𝐚𝐥𝐞𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐔𝐟𝐟𝐢𝐜𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐅𝐢𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞𝐬 (shiko fotot më poshtë).
Po ta krahasosh si dukej Skëndërbeu në atë pikturë me statujën e prezantuar 500 vite më vonë, qartazi kupton se skulptori i ka qëndruar më pak besnik historisë, se sa politikës.
Por ky nuk është rast i izoluar. Ngjashmëria më shumë se rastësi është strategji politike.
Rama ka nisur ta integrojë fshehurazi veten në histori, që në kohën kur u bë kryetar bashkie dhe qarkullonin teori konspirative sikur ai ishte medemek nipi ilegal i Ahmet Zogut, i cili në kohën e tij gjithashtu përhapte fjalë se ishte trashëgimtar i Skënderbeut.
Këto thashetheme të përhapura qëllimisht nëpër kafene, duheshin mbështetur edhe nga deklarata pompoze nëpër mitingje se “vetëm Edi Rama mund ta realizonte premtimin e Skëndërbeut”. Dhe sigurisht edhe në këtë rast ishte Elisa ajo që mbante shpatën e propagandës.
Nuk është çudi më pas, që këto ngjashmëri me fjalë duhen mbështetur me ngjashmëri vizuale. Dhe aty ku tiparet fizike të kopjes nuk i ngjajnë dot origjinalit, modifikohet kujtimi i origjinalit.
Për hir të së vërtetës, ky nuk është ndonjë rast i izoluar në histori. Pothuajse të gjithë diktatorët tentojnë ta lidhin veten me figura historike.
Musolini vazhdimisht merrte pozat e statujave klasike të perandorëve romak. Hitleri e paraqiste veten si trashëgimtarin e Frederikut të Madh të Prusisë. Të njëjtën gjë bënin edhe Gadafi me Sadamin, të cilët visheshin dhe silleshin si trashëgimtarë të figurave historike që kishin themeluar kombin.
Një bashkëkohës i ngjashëm me Ramën është Putini,i cili ka ndërtuar një propagandë të vazhdueshme, duke investuar edhe në statuja, që e prezanton atë si pasardhësin e carit, Pjertit të Madh të Rusisë.
Pse, do thuash ti?
Ka shumë arsye, por të paktën dy janë tipike.
E para, ka të bëjë më delirin e madhështisë që vuajnë autokratët. Pasi ka qëndruar për 26 vite në pushtet, Rama ndalon së menduari se ai është si gjithë të tjerët. Psikozat i krijojnë nevojë të vazhdueshme të krijojë një profil që e shtrin atë në një rrafsh më të gjerë gjeografik se Shqipëria, dhe një rrafsh historik më të gjerë se jeta e njeriut. Në kokën e tij, ai mendon se është figurë historike pa kohë dhe pa kufij gjeografik.
Arsyeja e dytë lidhet me legjitimimin e pushtetit. Pasi ai ka 12 vite kryeministër, shqiptari i zakonshëm, që sot është më keq seç ishte, pyet veten “ore për çfarë duhet ta votoj prapë këtë unë?!”
Në këtë pikë përgjigja e autokratëve bëhet gjithmonë e më qesharake dhe e më e shkeputur nga realiteti.
Përshembull ai bind veten dhe tenton të bindë të tjerët se atij i takon pushteti, jo për t’i shërbyer popullit, por se e ka trashëguar nga të parët e vet. Në raste të tjera e prezanton veten si një njeri që e ka zgjedhur Zoti, duke i dhënë skeptrin në një lagunë magjike, e kështuqë ai nuk ka fare nevojë të rizgjidhet edhe nga të vdekshmit që jetojnë në tokë. Me pak fjalë, populli ka lindur për të vuajtur, dhe ai për të gëzuar pasurinë e Shqipërisë.
Në këtë pikë, diktatori del përtej mundësisë për tu shëruar. Prandaj e vetmja zgjidhje mbetet mobilizimi i atyre që nuk e kanë humbur ende mëndjen, për ta larguar nga pushteti.
Kështu edhe pse nuk e shpëtojnë dot atë nga vetja, të paktën shpëtojnë vendin nga deliret e një njeriu.




