Janë konfirmuar në Elbasan edhe edhe tre raste të tjera të personave të prekur nga virusi “Ethet e Nilit” duke e çuar në total në 5 numrin e të prekurve në Qarkun e Elbasanit.
Personat e prekur janë një 84-vjeçar në Bashkinë e Cerrikut, një 73-vjeçar në Njësinë Administrative Papër, dhe një 60-vjeçar në Njësinë Administrative Tregan. Ata po mbahen në mbikqyrje të plotë nga specialistët e ISHP Elbasan dhe gjendja e tyre paraqitet pa probleme serioze me rrezik për jetën e tyre.
I


