Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku një vajzë 24-vjeçare ka tentuar të vetvritet pasi e kishte dhunuar bashkëjetuesi.
Policia njofton se mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30, 24-vjeçarja është hedhur nga kati i dytë në tentativë për t’i dhënë fund jetës.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes” mbetur në tentativë.
24-vjeçari dyshohet se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:30 ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila si pasojë e dhunës është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës. Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.


