Tirana me ajrin më të ndotur në vend, ndjek Durrësi, Elbasani, Korça, Fieri

spot_img
Advertisements

Cilësia e ajrit në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier e Shkodër është e një niveli shumë të keq.

Këtë nxjerr si përfundim Agjencia Kombëtare e Mjedisit në raportin vjetor të 2023-it.

Tirana rezulton qyteti me ajrin më të ndotur nga grimcat e pluhurit me diametër me të vogël se 10 mikrogramë.

“Niveli mesatar vjetor i këtyre grimcave në kryeqytet e tejkalon me 35% normën e lejuar”, thuhet në raportin e Agjencisë Kombëtare së Mjedisit.

Pas Tiranës, vlerat më të larta i ka Elbasani.

Kjo ndotje shkaktohet kryesisht nga shkarkimet e automjeteve në rrugët me trafik të rënduar.

Latest articles

Related articles