PALASË- Tre njoftime dhe tre herë korigjime që nuk korespondojnë me njëra-tjetrën janë dhënë që nga pasditja e djeshme e deri pasditen e sotme nga ana e policisë së shtetit në lidhje me sherrin masiv të ndodhur natën e e 24 gushtit, në të gdhirë të 25 gushtit në lokalin “Sin” në Palasë. Mbrëmja kur u shënua përplasja fizike ishte pikërisht mbrëmja ku në zonën ekskluzive do të performonte, pas koncertit në Tiranë, këngëtari grek Konstantinos Argiros.
Në tre njoftime të sjella nga policia, i pari pasditen e djeshme, i dyti mëngjesin e sotëm dhe i treti pasditen e sotme, në asnjë rast tregohet kronologjia e asaj çka devijoi ndoshta në një përplasaje masive fizike. Policia është mjaftuar me togfjalëshin “motive të dobëta”. Sikur të mos mjaftonte kjo, për asnjërin prej personave qoftë të lënduar apo të shpallur në kërkim, nuk bëhet përcaktimi i rolit, funkionit, apo ndoshta dhe profesionit dhe se çfarë i lidhte me vendin e ngjarjes. Në media në fakt u raportua se të paktën njëri prej tyre ishte person me lidhje të forta në botën e biznesit dhe i njohur dhe më parë nga ngjarje të tjera, e vetëm pas kësaj, në deklaratën e tretë policia njoftoi se edhe Fatmir Bejo, personi në fjalë, ishte i shpallur në kërkim.
Natën kur ndodhi ngjarja, në këtë lokal ishin dhe Luçiano (Turi) Koçeku, Fatmir Bejo, Xhoni Spaho, Genti Baleci, Klajdi Cerri si dhe Fatbardh Aliaj. Në dy kampe, ata po festonin, por lagia me shampanjë e njërit prej tyre, ka nxitur si duket sherrin. Në media u aludua sesahpanja ka qenë thjesht preteksi për të pasur një përplasje mes grupeve, por nga policia nuk u tha asgjë. Në fakt nga kjo ngjarje dolën të dëmtuar, Luçiano Koçeku dhe Fatbardh Aliu.


