Që prej shpërthimit të skandalit të mbetjeve të rrezikshme të kthyera nga Tajlanda, në Tiranë ka një linjë të egër sulmi.
Enturazhi i mazhorancës, mediave dhe njerëzve të saj, që fajësojnë kompaninë turke Kurum me të gjitha mjetet. Kurum nuk është një biznes dosido, por një koorporatë që vepron në sektorë strategjik të industrisë shqiptare.
Kurum është prodhuesi i vetëm i çelikut “Made in Albania” prej dekadash, është operatori më i madh privat i energjisë, duke pasur kontrollin e katër hidrocentaleve të mesëm në vend; dy në Lumin Mat e dy në Bistricë.
Në të gjithë logjikën e gjërave, kemi të bëjmë me një investitor strategjik. Çdo qeveri, apo institucion, duhet të sillet me një subjekt të tillë, siç bën edhe me të tjerë të këtij kalibri që kanë të punësuar, volum prodhimi, e natyrisht të ardhura në arkën e shtetit.
Ne kemi parë në vite sesi qeveria mbyll jo një po dy sy me kompani të mëdha, edhe pse faullet e tyre janë të tmerrshme.
Me fjalë të tjera, nëse do të ishte përballur një kompani tjetër e madhe me ngjarjen aktuale ku u gjend Kurum, shteti, domethënë pushteti; qeveria, mediat e saj, deputetët, ministrat, ish-ministrat e administrata nuk do i hidheshin për ta shqyer. Përkundrazi do mbyllnin gojën e do mundoheshin tua mbyllnin edhe të tjerëve. Të paktën ata që i kanë miq dhe i njohin.
Me Kurumin ne kemi parë një vullnet, një dëshirë, ose më shumë një inat të qeverisë e mazhorancës për ta sulmuar. E kjo kuptohet qartë, se pas Prokurorisë, e cila natyrshëm ka çuar hetuesit e saj për të investiguar, për të marrë letrat e arkivat, edhe Edi Rama çoi Inspektoratin e Punës, Tatimet, OSHE, Ujësjellësin, bashkinë e Elbasanit, Ministrinë e Mjedisit, pra të gjithë shtetin.
Pse ?
Ta marrin për vete biznesin, me emra kinezë.


